Viti 2023 per kompanine e sigurimeve Scardian shenoi një udhëtim me vizion te qarte në tregun e sigurimeve në Kosovë. Me përkushtim ndaj shërbimit për klientë dhe inovacionit në sektorin e sigurimeve, Scardian vazhdon te jete një prej emrave më të njohur dhe të besueshëm në industrinë e sigurimeve në Kosovë.
Gjate vitit te kaluar, Scardian Sigurime shënoi një rritje të jashtëzakonshme në portfolion e klientëve, duke ofruar produkte të avancuara të sigurimeve për individë, familje dhe per biznese. Përmes një angazhimi të vazhdueshëm ndaj kualitetit dhe sigurisë, ata arritën të përfitonin besimin e klientëve të rinj dhe të forcojnë marrëdhëniet me klientët ekzistues.
Një faktor kyç i suksesit të Scardian pervec perkushtimit te punonjesve dhe menaxhmentit te kompanise ishte përqendrimi i tyre I vazhdueshem në lehtesimin e procedurave per blerje te policave te sigurimit, ofrimi I pakove me mbulueshmeri te pershtatshme dhe gatishmeria per te qendruar pas klienteve edhe ne rast te demit eventual qe mund te pesonin. Krahas shitjes permes zyreve te shperndara ne tere territorin e Kosoves, duke përdorur platforma të ndryshme dixhitale dhe zgjeruar praninë e tyre në platformat online, Scardian ka arritur të ofroj një eksperiencë të shkelqyer te perdoruesit dhe kane lehtësuar aksesin e klientëve në shërbimet e tyre.
Përveç kësaj, angazhimi i tyre në përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe ndërgjegjësimin për nevojat e sigurisë siguron që klientët të kenë besim të plotë në produkte dhe shërbime. Ky përkushtim për të siguruar që klientët të ndihen të mbrojtur në rast të ngjarjeve të papritura u bë një pjesë e theksuar e identitetit të tyre si kompani.
Në një njohje të suksesit të Scardian Sigurime dhe kontributit të tyre në industrinë e sigurimeve në Kosovë, kompania u nderua me çmimin "Best Insurance Company in Kosovo 2023" nga Finance Monthly Magazine, nje reviste prestigjioze britaneze e dalluar per punen e tyre ne hulumtime dhe statistikat financiare. Ky çmim jo vetëm që e njeh aftësinë e kompanise për të ofruar shërbime të shkëlqyera, por gjithashtu shënon përpjekjet e tyre për të qenë pjesë si akter kryesor ne zhvillimin e industrisë së sigurimeve në vend.
Me një fokus të qëndrueshëm në përmbushjen e nevojave të klientëve dhe zhvillim te vazhdueshem në fushën e sigurimeve, Scardian Sigurime është në rrugën e vazhdueshme të suksesit dhe përparimit në vitet në vijim në Kosovë dhe përtej saj.