KYÇUNI
MENY

Vozitje e sigurt në mot me shi

 

Shiu dhe moti i lagësht janë ndër kushtet më të vështira për vozitje të veturës. Veprimi i parë që shumica e vozitësve e bëjnë në momentin që fillon të bie shi është zvogëlimi i shpejtësisë, mirëpo janë edhe disa këshilla të tjera që do të ju ndihmojnë të vozisni sigurtë në mot me shi.

1.Vozisni veturë të pastruar dhe në kushte të mira

-Çdo herë kushtoni rëndësi pastërtisë së veturës tuaj. Jo vetëm që ndikon për një ambient komod brenda veturës tuaj, mirëpo pastërtia e xhamave ul rrezikun nga dekoncentrimi në rrugë.

2.Njihni rrugën që do të kaloni

- Zakonisht në mot me shi, ju duhet të jeni të përgaditur paraprakisht dhe të keni njohuri mbi rrugën që do të përshkoni. Kjo ul rrezikun që të përballeni me të papritura gjatë kohës sa jeni duke vozitur veturën.

3. Vozisni me dy duar në timon

-Duhet të keni gjithmonë duart në timon në orën nëntë dhe tre pasi kjo ju jep kontroll maksimal kur duhet të ktheni, devijoni ose reagoni shpejt.

4.Ngadalësoni shpejtësinë

-Kujdesuni që çdo herë të jeni në përputhje me limitet e shpejtësisë në zonat në të cilat vozisni.

5.Ruani distancën në mes të automjeteve

-Për shkak të preventivës nga aksidentet e mundshme në kohë me shi, ju duhet që të ruani distancën adekuate dhe mos të afroheni me veturat tjera.

6.Shmangni udhëtimet e panevojshme

-Në mot të pa përshtatshëm, mundohuni që ti shmangni udhëtimet të cilat nuk janë me prioritet.

 

20.04.2022
Kasko
Shpërndaj në facebook Shpërndaj në linkedIn Shpërndaj në Twitter
Scardian J.S.C.
Sigurisht, SCARDIAN